Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Zyrtarë të gjyqësorit kërkojnë "dënim maksimal" për liderët e protestave në Iran


Hamid Shahriari, foto nga arkivi

Zëvendës kryetari i gjyqësorit në Iran, Hamid Shahriari, ka thënë se liderët e protestave kundër qeverisë duhet të ndëshkohen me dënimet më të ashpra, derisa presidenti Hassan Rohani ka pretenduar se protestat janë nxitur nga opozita.

Rohani dhe Shahriari kanë folur sot, para gati dy javësh kur kanë nisur protestat të cilat kanë marrë vëmendje ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve ISNA, ka cituar Shahririn të ketë thënë se “padyshim që ata që kanë organizuar dhe i kanë udhëhequr protestat kundër udhëheqësisë mund të ndëshkohen me dënim maksimal”.

Dënimi me vdekje konsiderohet ndëshkimi më i rëndë në Iran, i cili mund të zbatohet për një varg krimesh duke përfshirë tradhtinë, vrasjen dhe trafikimin e drogës.

Garda Revolucionare e Iranit, e cila është krijuar për të mbrojtur sistemin islamik, i ka përshkruar protestat kundër qeverisë si akt të “rebelimit”.

Medit shtetërore kanë pretenduar se liderët e protestave kanë qenë anëtarë të Muxhahedinëve të Iranit, grupeve disidente apo monarkistë.

Qeveria iraniane po ashtu ka pretenduar se protestat janë nxitur nga fuqitë botërore duke përfshirë, Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Arabinë Saudite.

Të paktën 22 persona javë vrarë dhe 1,700 janë arrestuar nga nisja e protestave, të cilat kanë filluar më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

Presidenti Rohani, është pjesë e një sistemi në të cilin lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei, ka autoritetin kryesor.

Më 8 janar, Rohani i ka thënë popullit iranian se “është e drejta e tyre legjitime të kërkojnë dhe më pas jemi në ata që shohim dhe dëgjojmë kërkesat e tyre”.

Sipas Rohanit organizatorët e protestave kanë qenë klerikë konservatorë, të cilët kundërshtojnë planet e tij për të zgjeruar liritë dhe për të promovuar marrëdhënie më të mira me shtetet Perëndimore.

XS
SM
MD
LG