Ndërlidhjet

Çeçeni: Arrestohet shefi i zyrës së grupit të njohur për të drejtat e njeriut


Aktivisti çeçen për të drejtat e njeriut Oyub Titiyev
Aktivisti çeçen për të drejtat e njeriut Oyub Titiyev

Shefi i grupit të njohur rus për të drejtat e njeriut, Memorial, në zyrën në Çeçeni, Oyub Titiyev, është arrestuar lidhur me akuza për drogë, kanë thënë zyrtarë të Çeçenisë dhe një avokat i grupit memorial.

Një aktivisti tjetër i grupit Memorial, i ka hedhur poshtë këto akuza duke i vlerësuar si absurde.

Grupi Memorial po përpiqet ta zbuloj se ku ndodhet Titiyev, pasi ai nuk ishte paraqitur në një takim dje herët në mëngjes.

Zhdukja e tij i thekson shqetësimet për rreziqet me të cilat ballafaqohen mbrojtësit e të drejtave të njeriut, gazetarët dhe kundërshtarët e liderit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili mbështetet nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas grupit Memorial, një i njohur e ka parë veturën e Titiyevit duke u ndalur nga policia, pasi ai planifikonte ta takonte zotin Titiyev. Disa orë më vonë ai u njoftua se Titiyev ishte në selinë e policisë në qytetin Kurçaloi.

Kur avokati i tij arrriti në këtë qytet, policia i tha atij se ai nuk është në arrest në këtë qytet.

Grupi Memorial ka shprehur shqetësim dhe ka kërkuar që qeveria e Rusisë të paraqes informacione të detajizuara për vendndodhjen e Titiyevit.

XS
SM
MD
LG