Ndërlidhjet

SHBA: Mbështetje unanime për protestuesit iranianë


Pamje e një seance të mëparshme në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara

Dhoma Përfaqësuese e Shteteve të Bashuara gati unanimisht e ka miratuar një rezolutë në mbështetje të protestuesve antiqeveri në Iran dhe e ka dënuar goditjen e autoriteteve të Iranit ndaj pjesëmarrësve të demonstratave dyjavore.

Ky legjislacion mbrëmë vonë është mbështetur me 415 vota për dhe vetëm dy kundër.

Dhoma Përfaqësuese “qëndron me popullin e Iranit, që është i angazhuar në protestat legjitime dhe paqësore kundër regjimit shtypës dhe të korruptuar” dhe dënohen “abuzimet serioze të të drejtave të njeriut kundër popullit të Iranit” nga ana e qeverisë, theksohet në këtë rezlutë.

Dhoma Përfaqësuese, po ashtu, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, vendosje të sanksioneve të reja kundër Iranit.

XS
SM
MD
LG