Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Gjermani: Irani të mos spiunojë ndaj Izraelit


Pamje e një pjese të Berlinit

Gjermania e ka ftuar ambasadorin e Iranit në Berlin, dhe i ka tërhequr vërejtjen kundër spiunimit ndaj individëve dhe grupeve me lidhje të afërta në Izrael, duke thënë se aktet e tilla paraqesin shkelje të ligjit gjerman.

Lajmi për këtë takim është paraqitur në media gjatë ditës së djeshme, pasi një ankesë e një personi pakistanez i dënuar në muajin mars të vitit të kaluar për spiunim për Iranin, është refuzuar nga Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë.

“Spiunimi kundër njerëzve dhe institucioneve me lidhje speciale me shtetin e Izraelit në tokën gjermane, është një shkelje e tmerrshme e ligjit gjerman”, ka thënë dje një zyrtar qeveritar i Gjermanisë, duke theksuar se ambasadori i Iranit, Ali Majedi, ishte thirrur dhe i ishte dhënë vërejtje, më 22 dhjetor.

XS
SM
MD
LG