Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Liga Arabe diskuton në muajin shkurt për Jerusalemin


Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe gjatë një takimi në Kajro, foto nga arkivi.

Liga Arabe do të takohet më 1 shkurt për të diskutuar si të kundërshtojë vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit, kryeqytet të Izraelit, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve në Egjipt, MENA.

Gjashtë ministrat e Jashtëm arabë, të cilët janë takuar javën e kaluar në Amman, kanë thënë se shtetet arabe do të nisin hapa diplomatikë për t’i bindur Kombet e Bashkuara që të njohin si shtet Autoritetin Palestinez me kryeqytet, Jerusalemin Lindor, transmeton Reuters.

Disa ditë pas vendimit të presidentit Trump, ministrat arabë e patën cilësuar këtë vendin si “shkelje të rrezikshme të ligjit ndërkombëtar”.

Statusi i Jerusalemit është një nga pengesat kryesore për arritjen e ndonjë marrëveshje paqësore mes izraelitëve dhe palestinezëve.

XS
SM
MD
LG