Ndërlidhjet

Protestohet kundër rregullores së re për taksa në kufirin Ukrainë - Poloni


Pamje të kufirit Ukrainë- Poloni

Banorët e pjesës perëndimore të Ukrainës, Lviv, kanë bllokuar pjesërisht katër pika kufitare me Poloninë, për të protestuar kundër rregullave të reja kufitare mes këtyre dy vendeve.

Pikat, Rava-Ruska, Shehyni, Yahodyn, dhe Krakovets, janë bllokuar për disa orë gjatë ditës së sotme, ndërsa protestuesit kanë lejuar vetëm veturat me fëmijë dhe persona të sëmurë të kalojnë nga një vend në tjetrin.

Protestuesit kanë thënë se kanë filluar të mbledhin nënshkrime për një peticion, me anë të të cilit do t’i bëjnë thirrje presidentit dhe ligjëvënësve ukrainas të anulojnë rregulloret e reja, të cilat kanë filluar të zbatohen më 1 janar.

Sipas amendamentit për Kodin e Taksave që është miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, invidët lejohen të sjellin në Ukrainë mallra deri në 50 kilogramë pa pagesë shtesë, nëse shuma nuk e tejkalon shifrën prej 50 eurosh.

Protestuesit kanë kritikuar autoritetet duke thënë se në vend të këtyre masave të luftojnë kundër korrupsionit në mes të zyrtarëve kufitarë.

Shumë ukrainas të cilët jetojnë afër kufirit më Poloninë, udhëtojnë drejt këtij vendi në baza të rregullta për të blerë mallra.

Nga muaji qershor i vitit të kaluar, ukrainasve u lejohet të udhëtojnë pa viza në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG