Ndërlidhjet

Saakashvilli merret në pyetje nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës


Mikheil Saakashvili, foto nga arkivi
Mikheil Saakashvili, foto nga arkivi

Opozitari ukrainas, Mikheil Saakashvili, është marrë në pyetje nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), ka thënë avokati i tij.

Avokati, Ruslan Chornolutsky, ka thënë se Saakashvili është mbajtur për katër orë në selinë e SBU-së, ndërsa është pyetur për rreth dy orë e gjysmë gjatë asaj kohe.

Saakashvili, u ka thënë gazetarëve se ai është pyetur për aktivitetet e tij politike në Ukrainë, pasi tashmë është kritik i ashpër kundër qeverisjes së presidentit, Petro Poroshenko.

Ai ka premtuar se do të vazhdojë kundërshtimin e tij për udhëheqësit aktual dhe se do të bëjë përpjekje për të themeluar qeverinë e re.

“Ne do të shkatërrojmë sistemin aktual politik në Ukrainë dhe do të krijojmë në Ukrainë normale, demokratike dhe zhvillimore, e cila do të jetë superfuqi në Ukrainë”, ka thënë Saakashvili.

Autoritetet ukrainase e kanë akuzuar Saakashvilin, ish guevernatorin e rajonit Odesa për nxitje të një “grupi kriminal” të supozuar, që është udhëhequr nga ish presidenti Viktor Yanukovych.

Yanukovych më pas kishte ikur në Rusi në shkurt të vitit 2014.

Ata po ashtu pretendojnë se protestat e udhëhequra nga Saakashvili në Ukrainë, janë pjesë e një komploti kundër qeverisë në Kiev.

Saakashvili, i cili ka qenë president i Gjeorgjisë, ka kundërshtuar ashpër të gjitha akuzat

XS
SM
MD
LG