Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Zgjedhjet në Hungari më 8 prill; Orban sërish favorit


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Hungaria do t'i mbajë zgjedhjet parlamentare më 8 prill, njoftoi të enjten presidenti i këtij vendi, Janos Ader.

Partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orban pritet të fitojë mandatin e tretë në pushtet.

Orban i ka shfrytëzuar tetë vjetët në zyrë për të rishkruar Kushtetutën dhe për të centralizuar pushtetin, duke i plotësuar postet në Bankën Qendrore, në Zyrën e Auditorit Qendror dhe në Prokurori me besnikë të partisë, raporton Reuters.

Reformat e tij, të tilla si tatimet e rënda sektoriale dhe masat që prekin gjyqësorin dhe mediat, i kanë shkaktuar konflikte me Bashkimin Evropian.

Brukseli dhe Budapesti po ashtu janë përplasur rreth migrimit, të cilin Orban e kundërshton fuqishëm.

XS
SM
MD
LG