Ndërlidhjet

Më 15 janar, takimi i dytë i delegacioneve të dy Koreve


Pamje gjatë takimit të parë pas dy vitesh në mes të delegacioneve të Koresë Veriore dhe asaj Jugore.

Koreja Veriore dhe Koreja Jugore janë pajtuar që më 15 janar, të mbajnë takime në nivele të punës në pavijonin Tongil, i cili gjendet në fshatin Panmunjom të Koresë Veriore, ka thënë përmes një deklarate ministria për Bashkim e Koresë Jugore, transmeton Reuters.

Delegacioni i udhëhequr nga ministri jugkorean për Bashkim, Cho Myung-kyun, do të dërgohet për të mbajtur takime rreth dërgimit të një grupi nga Koreja Veriore për një performancë arti në Lojërat Olimpike Dimërore.

Kjo ministri ka thënë se Koreja Veriore ka propozuar të zhvillojë takimet më 15 janar rreth kësaj çështje.

Zyrtarë të të dy Koreve kanë thënë më herët gjatë javes, se janë pajtuar për të mbajtur negociata për zgjidhjen e problemeve dhe për të shmangur krizat aksidentale, pas dialogut të parë në më shumë se dy vite, prej kur janë rritur tensionet për programin e armëve të Koresë Veriore.

Përmes një deklarate të përbashkët pas 11 orësh bisedime në ditën e martë, Koreja Veriore dhe ajo Jugore janë pajtuar të mbajnë bisedime ushtarake si dhe për atë që Koreja Veriore të dërgojë një delegacion prej shumë anatarëve në Lojërat Olimpike Dimërore të muajit të ardhshëm në Korenë Jugore.

XS
SM
MD
LG