Ndërlidhjet

Pas protestave në Iran, 25 persona të vdekur dhe 465 të ndaluar


Zëdhënësi i gjyqësorit në Iran, Gholamhosein Mohseni Ejehi.

Gjyqësori në Iran, ka njoftuar gjatë ditës së sotme, se 465 persona ende mbeten të ndaluar brenda këtij shteti, pasi kanë marrë pjesë në valën e protestave kundër qeverisë.

Këto protesta kanë nisur më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

Prokurori i Teheranit, Abbas Jafari Dolatabadi, ka thënë se 440 protestues të arrestuar janë liruar nga Teherani gjatë këtyre ditëve.

Zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhosein Mohseni Ejehi, ka thënë se 55 prej personave të ndaluar po mbahen në Teheran.

Ejehi ka thënë se këto janë shifrat e fundit të personave të ndaluar, pasi disa prej tyre “janë liruar” dje dhe sot.

Ai po ashtu ka thënë se 25 “qytetarë të thjeshtë dhe nga ata të forcave tona janë vrarë gjatë ditëve të protestave”, derisa ka pretenduar se askush nuk është vrarë nga të shtënat e forcave të sigurisë sepse “ata kanë pasur urdhër të mos përdorin armët”.

Zyrtarët më herët kanë thënë se 21 persona janë vrarë.

Ejehi nuk ka dhënë detaje se si janë vrarë personat e forcave të sigurisë dhe ata nga rradhët e civilëve.

Ligjvënësi reformist iranian, Mahmoud Sadeghi, ka thënë javën e kaluar se 3,700 persona janë arrestuar në gjithë vendin, gjatë javës së protestave.

Pakënaqësitë fillimisht ishin deklaruar për shkaqe ekonomike dhe korrupsion, mirëpo shumë shpejt situata është përshkallëzuar me thirrje për të hequr nga pozita klerikët iranianë.

Parlamenti i Iranit, ka thënë më 7 janar, se studentët që kanë protestuar duhet të lirohen, ndërsa organizatorët e protestave duhet të ndëshkohen.

Zëvendëskryetari I gjyqësorit në Iran, Hamid Shahriari, ka thënë javën e kaluar, se organizatorët e protestave duhet të ndëshkohen me “dënim maksiaml”, sipas ligjit iranian.

Dënimi me vdekje është dënimi më i ashpër në gjykatat iraniane, i cili mund të zbatohet për krimet siç janë tradhtia, vrasja dhe trafikimi i drogës.

XS
SM
MD
LG