Ndërlidhjet

Ish-kryeministri Isa Mustafa dërgohet për shërim në Gjermani


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës është nisur drejt Gjermanisë për shkak të problemeve shëndetësore. Lajmin e ka konfirmuar, Besnik Berisha, këshilltarë i ish-kryeministrit Mustafa.

"Gjendja shëndetësore e zotit Mustafa është stabile në drejtim të përmirësimit. Mustafa do të shkojë në Gjermani mënyrë që t'iu nënshtrohet disa ekzaminimeve për një diagnoze të saktë", tha Berisha.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, këto ditët e fundit, Mustafa ka qenë i shtrirë në një spital privat në Prishtinë.

Mbrëmë më anë të një komunikate për media, Qeveria e Kosovës theksoi se i ofron mbështetje Mustafës me të gjitha ndihmat institucionale.

“Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë me familjen Mustafa për t’i ofruar mbështetjen dhe përkrahjen për shërimin e shpejt të ish-kryeministrit Isa Mustafa. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e z. Mustafa”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

XS
SM
MD
LG