Ndërlidhjet

Anulohet takimi i delegacioneve nga Kosova dhe Serbia në Bruksel


Ilustrim
Ilustrim

Është anuluar takimi ndërmjet delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit, i cili ishte planifikuar të zhvillohet të marten në Bruksel. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Avni Arifi, kryesues idelegacionit të nivelit teknik nga Kosova.

Arifi tha se pasdite pritet të informohen rreth datës së mbajtjes së takimit të paralajmëruar.

“Besoj se ne gjatë orëve të pasdites apo nesër në mëngjes do të marrim informacione se a do të vazhdojë apo do të shtyhet në ndonjë afat të pacaktuar, në varësi të zhvillimeve të rastit ( vrasjes së Oliver Ivanoviqit) që ka ndodh në Kosovë”, tha Arifi.

Ai ka thënë se temat që do të duhej të diskutoheshin në këtë takim kishin të bënin me energjinë, lirinë e lëvizjes dhe bashkëpunimin rajonal.

XS
SM
MD
LG