Ndërlidhjet

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian dënon vrasjen e Ivanoviqit


Igor Sholtes

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes ka dënuar vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, duke kërkuar zbardhjen e rastit para drejtësisë.

“E dënoj fuqishëm vrasjen e cila po i vë hije të errët sundimit të ligjit dhe dialogut”, ka thënë Sholtes. Ai u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t'i sjellë fajtorët përpara drejtësisë.

Ivanoviq është vrarë të martën në mëngjes, para zyrës së tij në Mitrovicë.

XS
SM
MD
LG