Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Gjermani: Kërkim për 10 spiunë të dyshuar iranianë


Ilustrim

Zyra e prokurorit federal në Gjermani thotë se policia ka kryer një varg të kërkimeve në gjithë vendin, lidhur me hetimet për 10 spiunët e dyshuar iranianë.

Megjithatë, zyrtarët thanë se se gjatë bastisjeve të sotme nuk ka pasur arrestime.

Zëdhënësi i prokurorit federal, Stefan Biehl, tha se bastisjet ishin nxitur nga informacioni i pranuar nga shërbimi i inteligjencës së Gjermanisë, Zyra për mbrojtjen e kushtetutës (BfV), që e ka për detyrë kryerjen e operacioneve të kundërspiunimit.

Biehl tha se mendohej se të dyshuarit kishin “spiunuar kundër institucioneve dhe personave në Gjermani për një entitet të ndërlidhur me Iranin”.

Bastisja e ndërtesave ishte kryer lidhur me dyshime për “aktivitete të shërbimit sekret”.

Javorja gjermane, Focus, ka raportuar se mendohej se të dyshuarit kishin kryer “aktivitete të sërbimit sekret” duke spiunuar ndaj shtetasve të Izraelit në Gjermani.

XS
SM
MD
LG