Ndërlidhjet

Afganistan: Nga një sulm me predhë janë vrarë pesë vetë


Një person i plagosur nga një sulm i mëparshëm i talibanëve me mortajë duke u mjekuar në spital
Një person i plagosur nga një sulm i mëparshëm i talibanëve me mortajë duke u mjekuar në spital

Së paku pesë vetë janë vrarë dhe afro 45 të tjerë janë plagosur nga një sulm me predhë në një treg në pjesën veriore të Afganistanit.

Në mesin e të plagosurve nga sulmi i sotëm në provncën Fariab ka pasur edhe gra e fëmijë, kanë thënë zyrtarët.

Një zëdhënës i policisë lokale tha se tri predha kanë rënë në tregun javor në një qark të kësaj province, sot gjatë mëngjesit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, megjithqë për zyrtarët lokalë të dyshuar janë militantët talibanë.

XS
SM
MD
LG