Ndërlidhjet

SHBA: Kërkohet dëshmia e Steve Bannon për çështjen ruse


Steve Bannon, foto nga arkivi
Steve Bannon, foto nga arkivi

Ish-strategu kryesor i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Bannon, është thirrur për të dëshmuar para Jurisë së Madhe, në kuadër të hetimeve të këshilltarit special, Robert Mueller, për supozimet e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara më 2016, transmeton Reuters, duke u bazuar në raportimet e Neë York Times.

The New York Times, ka cituar një person, i cili ka njohuri direkte në këtë çështje, të ketë thënë se kjo është hera e parë që këshilltari special ka bërë një hap të tillë kundër një anëtari të ngushtë të rrethit të Trumpit.

Zëdhënësi i këshilltarit special nuk ka pranuar të komentojë raportimet.

Bannon së fundmi ka pasur mospajtime me presidentin Trump, rreth komenteve të tij, pas publikimit të librit të ri të gazetarit Michael Wolff.

XS
SM
MD
LG