Ndërlidhjet

Kryesia shtynë shqyrtimin e kërkesës së deputetëve rreth ligjit për Specialen


Ilustrim
Ilustrim

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka shtyrë edhe për një javë shqyrtimin e nismës së 43 deputetëvepër shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, përkatësisht të Gjykatës Speciale. Kryesia e Kuvendit nuk ka arritur ta shqyrtojë fare kërkesën, për shkak të mungesës së kuorumit për punë, që është shkaktuar me mungesën e anëtarëve të saj në mbledhje.

Paraprakisht, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie i kishte paralajmëruar me pasoja të ashpra të gjithë ata deputetë dhe politikanë që qëndrojnë prapa kësaj nisme, duke thënë se shfuqizimi i ligjit, po kërkohet për interesa individuale dhe në dëm të interesave të shtetit të Kosovës, të ardhmes së saj dhe në dëm të raporteve me aleatët ndërkombëtar.

Para se Kryesia të mblidhej, ambasadori Delawie është parë të ketë realizuar edhe një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Zyrtarët nga Presidenca kanë deklaruar se këto takime tashmë janë të rregullta dhe zhvillohen çdo të mërkure.

XS
SM
MD
LG