Ndërlidhjet

Policia po analizon dëshmitë mbi vrasjen e Ivanoviqit


Mitrovicë, 16 janar
Mitrovicë, 16 janar

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se ka vazhduar aktivitetet intensive operacionale dhe hetimore për zbardhjen e vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Nga dëshmitë e mbledhur, policia konfirmon se viktima është me armë zjarri të kalibrit 9X19 mm, me shurdhues.

Policia po vazhdon ekzaminimit kriminalistik të të gjitha dëshmive.

“ Në veçanti janë duke u nxjerrë, analizuar dhe vlerësuar video-incizimet e marra nga kamerat e sigurisë, të cilat janë marrë në vendin e ngjarjes apo që ndërlidhen me vendin e ngjarjes, si dhe dëshmitë tjera materiale”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Deri më tash, sipas policisë, janë intervistuar disa dëshmitarë si dhe janë pranuar disa informacione përmes kanaleve të sigurta të komunikimit, të vendosura për këtë qëllim nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu, policia ka arritur të gjurmojmë në nivel vendi por edhe ndërkombëtar të dhënat lidhur me qarkullimin si dhe pronarin e veturës "Opel Astra", e cila u gjet e djegur pas vrasjes së Ivanoviqit.

Ivanoviq, lider i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” është qëlluar për vdekje, ditën e martë, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën veriore.

XS
SM
MD
LG