Ndërlidhjet

Grupi Memorial: Sulm “terrorist” kundër zyrës në Ingusheti


Aktivisti i grupit memorial Oleg Orlov

Grupi rus për të drejtat e njeriut, Memorial, thotë se zyra e tij në Ingusheti është djegur, në atë që anëtari i njohur i këtij grupi, Oleg Orlov, tha se ishte “sulm terrorist”.

Zoti Orlov tha sot se sulmues të panjohur e kanë ndezur zyrën në Nazran, që është qyteti më i madh në Ingusheti, sot herët në mëngjes.

Këtë incident, zoti Orlov e ka ndërlidhur me presionin i cili po i bëhet grupit Memorial në Çeçeninë fiqnje, ku udhëheqësi i zyrës së atjeshme të Memorialit, Oyub Titiyev, është arrestuar më 9 janar, i akuzuar për posedim të drogës.

“Rasti penal kundër Oyub Titiyevit është fabrikuar dhe presion masiv po bëhet kundër Memorialit në Çeçeni”, tha Orlov dhe ka shtuar se “duket se ata e konsiderjnë Memorialin si armik, të cilin ata dëshirojnë ta largojnë” nga Kaukazi Verior.

Arrestimi i Titiyevit i ka theksuar shqetësimet në Rusi dhe në perëndim për taktikën e shfrytëzuar nga forcat e sigurisë të liderit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili mbështetet nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG