Ndërlidhjet

Së paku 52 uzbekë vdesin nga zjarri në Kazakistan


Kazakistan
Kazakistan

Së paku 52 njerëz kanë vdekur nga zjarri që ka përfshirë një autobus në rajonin Aktobe të Kazakistanit.

Aqtilek Kenes, udhëheqës i Departamentit për Situata Emergjente, tha për gazetarët se të gjitha viktimat kanë qenë shtetas të Uzbekistanit.

Kenes tha se pesë njerëz që i kanë mbijetuar zjarrit në autobus, janë po ashtu uzbekë.

Zyrtarët thanë se autobusi është kapur në flakë rreth 10 kilometra larg fshatit Kalibaj, në një autostradë që lidh qytetin rus Samara me qytetin kazak Shymkent.

Autoritetet thanë se janë duke hetuar shkakun e fatkeqësisë.

XS
SM
MD
LG