Ndërlidhjet

HRW: Agjendat e vendeve demokratike "kërcënojnë" të drejtat e njeriut në vendet autoritare


Drejtor ekzekutiv i organizatës, Human Rights Watch
Kenneth Roth
Drejtor ekzekutiv i organizatës, Human Rights Watch Kenneth Roth

Organizata, Human Rights Watch, ka thënë se mungesa e tolerancës në vendet me ndikim duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, është duke inkurajuar abuzimin e të drejtave të njeriut në vendet autoritare.

Në një raport vjetor për të drejtat e njeriut në botë, të publikuar sot, organizata joqeveritare me bazë në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se goditja e imigracionit dhe politikat e tjera populliste përbëjnë “kërcënim tejet të madh” për të drejtat e minoriteteve në shtetet demokratike dhe regjimet autoritare.

Drejtori ekzekutitv i kësaj organizate, Kenneth Roth, ka përmendur presidentin amerikan, Donald Trump, si lider “i cili ka thyer të gjitha tabutë kundër racizmit dhe ksnofobisë”, me një retorikë dhe politika të cilat Roth i ka cilësuar me ndikim të rrezikshëm jashtë SHBA-së.

Roth, po ashtu ka thënë se presidenti Trump ka një “admirim të pashuar” për presidentin siç janë ai rus, Vladimir Putin, presidentin egjiptian, Abdel-Fattah el-Sisi dhe atë të Filipineve, Rodrigo Duterte.

“Është e vështirë të stigmatizohen liderët autoritarë, kur Trump deklaron se ata janë burra të mirë”, ka thënë Roth.

Raporti u bën thirrje qeverive demokratike të fokusohen në problemet që kanë nxitur ksenofobonë dhe islamofobinë.

XS
SM
MD
LG