Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Ministri i Jashtëm uzbek takon zyrtarë të lartë amerikanë


Belgium -- Uzbek Foreign Minister Abdulaziz Kamilov speaks at a news conference after an EU-Uzbekistan Cooperation Council meeting in Brussels, July 17, 2017

Ministri i Jashtëm uzbek, Abdulaziz Kamilov, është takuar në Uashington me zyrtarë të lartë amerikanë, duke përfshirë këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, H.R. McMaster, ka njoftuar ministria e Jashtme uzbeke.

Ministria ka thënë se Kamilov dhe nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, Thomas Shannon, kanë diskutuar “zhvillimin e dialogut në mes të uzbekëve dhe amerikanëve në politikë, tregti, ekonomi, investime, kulturë, dhe çështje të tjera”, në takimet e ditës së djeshme.

Ministria po ashtu, ka thënë se Kamilov është takuar me McMaster, me të cilin ka diskutuar “marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë situatën në Afganistan dhe përpjekjet e përbashkëta kundër kërcënimeve të sigurisë”, është thënë në deklaratën e ministrisë.

Presidenti uzbek, Shavkat Mirziyoev, ka kërkuar përmirësimin e marrëdhënieve me shtetet e tjera, duke përfshirë fqinjtë dhe Shtetet e Bashkuara, prej kur ka marrë udhëheqësinë.

Ai ka ardhur në pushtet pas vdekjes së liderit, Islam Karimov, i cili ka vdekur më 2016.

XS
SM
MD
LG