Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Kadyrov sulmon grupet për të drejtat e njeriut në Çeçeni


Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, foto nga arkivi

Lideri çeçen i përkrahur nga Kremlini, Ramzan Kadyrov, ka kundërshtuar pretendimet se një aktivist i burgosur pas akuzave për drogë, është viktimë e një supozimi të rremë.

Me këto deklarata ai i është referuar arrestimit të udhëheqësit të grupit për të drejtat e njeriut Memorials, Oyub Titiyev, që ka zyrën në Çeçeni.

Titiyev, është ndaluar më 9 janar nga policia, e cila ka thënë se i ka gjetur marihuanë në veturë.

Ai ka hedhur poshtë këto akuza.

Mbështetësit e tij kanë thënë se akuzat kundër 60 vjeçarit,
Titiyev, janë të rreme, pasi ai është një mysliman i devotshëm që nuk pi alkool dhe nuk ka përdorur ndonjëherë drogë.

Kadyrov, e ka cilësuar Titiyev, një “preson të varur nga droga”.

Ai po ashtu ka thënë se çeçenët “e vertetë”, nuk punojnë në organizata për të drejtat e njeriut.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë thënë se Kadyrov, i emëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin më 2007 për të udhëhequr Kaukazin Verior, është duke udhëhequr vendin nën masa tejet të rrepta.

Ata po ashtu kanë akuzuar Kadyrovin, se është përgjegjës për akuzimet që përfshijnë kidnapimet, torturën, dhe vrasjen e kundërshtarëve politikë.


Kritikët e Kremlinit, kanë thënë se Putini ka mbyllur sytë ndaj shkeljes së Kushtetutës ruse nga Kadyrovi, sepse ai ka besim se ish rebeli Kadyrov mund të kontrollojë dhunën në Çeçeni.

XS
SM
MD
LG