Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Pakistan: Janë vrarë nënë e bijë, punëtore të vaksinimit


Polici duke i mbrojtur punëtoret e vaksinimit në Pakistan

Autoritetet e Pakistanit thonë se persona të armatosur i kanë vrarë dje një nënë dhe vajzën e saj, të cilat merrnin pjesë në vaksinimin kundër poliomielitit në qytetin jugperëndimor Kueta.

Sipas policisë, Sakina Bibi, 50 vjeçare, dhe vajza e saj, Alizah, 20 vjeçare, ishin duke u dhënë hapa të imunitetit fëmijëve, kur dy persona të armatosur në një motoçikletë i kanë qëlluar për vdekje ato.

Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto vrasje, por militantët në Pakistan rregullisht i sulmojnë punëtorët e vaksinimit kundër poliomielitit dhe rojet e tyre.

Militantët thonë se fushatat e këtilla të vaksinimit janë mbulesë për spiunët perëndimorë apo paraqesin konspiracion për sterilizimin e fëmijëve pakistanezë.

Kryeministri i Pakistanit, Shahid Khaqan Abbasi, e ka dënuar këtë sulm dhe ka urdhëruar hetime.

Zyrtari i lartë lokalë në provicnën Baloçistan, Mir Abdul Qudus Bizenjo, këto vrasje i ka cilësuar si akt “qyqar dhe terrorizëm”.

XS
SM
MD
LG