Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Siri: Turqia e ka lansuar operacionin kundër luftëtarëve kurdë


Pjesëtarë të njësiteve kurde YPG gjatë një operacioni

Ministri i mbrojtjes i Turqisë, Nurettin Canikli, thotë se Turqia e ka filluar operacionin ushtarak kundër luftëtarëve kurdë, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, në rajonin Afrin në Siri.

Canikli tha se operacioni ushtarak, të cilin Ankaraja e ka përgatitur, faktikisht ka filluar sot, duke hedhur predha matanë kufirit nga forcat turke brenda në Turqi.

Sipas tij, Ankaraja nuk kishte “opsion” tjetër dhe duhet t’i “pastrojë të gjitha elementet terroriste” nga pjesa veriore e Sirisë, në kufi me Turqinë.

Ministri Canikli tha se Ankaraja dhe Moska do të “vazhdojnë” të bisedojnë për operacionin ushtarak.

Një zëdhënës për Njësitet Popullore Kurde (YPG), që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se forcat turke pas mesnatës kanë filluar hedhjen e predhave në rajonin Afrin në Siri nga territori i Turqisë.

Ky zëdhënës tha se Turqia i ka marrë në shënjestër fshatrat kurde, dhe se pjesëtarët e YPG-së do të “përgjigjen me forcë maskimale” ndaj çfarëdo sulmi në Afrin.

XS
SM
MD
LG