Ndërlidhjet

Autoritetet në Kosovë me plan të veçantë për vizitën e Vuçiqit


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet e rendit në Kosovë, thanë për Radion Evropa e Lirë, se kanë hartuar një plan operacional lidhur me vizitën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

"Policia e Kosovës si çdo herë e bën përgatitjen e planit operacional për të ofruar siguri në të gjitha rastet e vizitave të gjitha delegacioneve të shteteve të huaja në Kosovë", tha Baki Kelani zëdhënës i policisë.

Presidenti serb do të qëndrojë të shtunën në Kosovë, ku sipas njoftimeve nga kabineti i tij, ai në veri të Kosovës do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve kurse në pjesën qendrore, në Llapna Sellë do të zhvillojë një bashkëbisedim me qytetarët.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka miratuar më 17 janar kërkesën që Vuçiq të vizitojë Kosovën.

XS
SM
MD
LG