Ndërlidhjet

Erdogan: Ka filluar operacioni ushtarak në Afrin të Sirisë


Recep Tayyip Erdogan
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se ka filluar operacioni ushtarak tokësor në Afrin të Sirisë, ndërsa një operacion tjetër do të bëhet në vendin e afërt, Manbij.

Gjatë deklaratës së sotme në provincn perëndimore Kutahya, para anëtarëve të partisë së tij AK, zoti Erdogan nuk ka specifikuar nëse kjo do të thotë se trupat e Turqisë e kanë kaluar kufirin.

Sot më herët, ushtria e Turqisë tha se është hakmarrë kundër zjarrit brenda në Turqi, që ka ardhur nga matanë kufirit në Afrin, në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

XS
SM
MD
LG