Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SPD gjermane voton për bisedime rreth koalicionit me Merkelin


Lideri i Social Demokratëve, (SPD), Martin Schulz, foto nga arkivi

Social Demokratët (SPD) në Gjermani kanë votuar gjatë ditës së sotme për të filluar bisedimet zyrtare për koalicion me Unionin Kristian Demokrat (CDU) të kancelares gjermane, Angela Merkel, transmeton Reuters.

Ky hap jep shenja për një qeveri më stabile, pas disa mujash të bllokadës politike.

Delegatët e SPD-së kanë votuar me 279 vota nga 362 në favor të negociatave.

Pak para se të votonin delegatët, lideri i SPD-së, Martin Schulz ka mbajtur një fjalim pasionant për një “po”, duke u treguar delegatëve se vendimi i tyre është duke u shikuar nga Gjermania dhe Evropa.

Bisedimet për koalicion pritet të fillojnë në javën që vjen, një hap që mund të mirëpritet nga partnerët e Gjermanisë në Evropë, meqë Merkel ka luajtur një rol udhëheqës në çështjet ekonomike dhe ato të sigurisë.

Sidoqoftë, anëtarët e partisë SPD, duhet prapë të votojnë për ndonjë marrëveshje aktuale për koalicion.

Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë thënë gjatë ditës së sotme, se dëshirojnë një bashkëpunim të thellë mes dy vendeve, në mënyrë që t’i japin Bashkimit Evropian një shtytje të re.

“Ne do të luftojmë për përmirësime shtesë në negociatat për koalicion, nëse vazhdojnë bisedimet”, ka thënë Schulz më herët në Kogresin e mbajtur në Bon.

XS
SM
MD
LG