Ndërlidhjet

Thaçi vlerëson qëndrimin e Vuçiqit për dialogun


Presidenti Hashim Thaçi
Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, në Kosovë ka përfunduar pa incidente.

Ai ka theksuar se toleranca dhe mirëkuptimi duhet të mbesin parime udhëheqëse edhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërshtetërore në rajonin tonë

"Duke u bazuar në këto parime, Republika e Kosovës do të vazhdojë me përkushtim dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, deri në arritjen e marrëveshjes historike për paqen dhe pajtimin", ka shkruar Thaçi në rrjetin social në facebook.

Ndër të tjera presidenti Thaçi ka shprehur besimin se "shumë shpejt do të vazhdojë dialogu ndërshtetëror në nivelin më të lartë politik, i ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të përkrahur fuqishëm nga SHBA-ja".

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fundjavës ka vizituar veriun e Kosovës si dhe Graçanicën. Kjo vizitë erdhi pas vrasjes së politikanit serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq. Kjo ishte vizita e shtatë e Vuçiqit në Kosovë në pesë vitet e fundit, ndërkaq e para në cilësinë e presidentit të Serbisë.

XS
SM
MD
LG