Ndërlidhjet

Emërohen 21 prokurorë të rinj


 Betimi i prokurorëve
Betimi i prokurorëve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në pajtim me propozimin e Këshillit Prokurorial, me dekret ka emëruar sot 21 prokurorë të rinj të shtetit, nëpër prokuroritë Themelore të Kosovës.

Prokurorët e emëruar dhanë betimin para presidentit Thaçi, me ç‘rast u zotuan se do ta kryejnë detyrën e prokurorit me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri.

Në një komunikatë nga presidenca thuhet se kreu i shtetit duke i uruar prokurorët e rinj për detyrën e re, ka kërkuar që ta kryejnë këtë detyrë me përgjegjësi të lartë.

“Ju uroj suksese në përgjegjësitë e reja që keni marrë. Ju duhet t’i kryeni obligimet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, duke shtuar më tej se “Konsolidimi i sundimit të ligjit duhet të jetë prioritet kryesor. Në këtë drejtim ju keni mbështetjen time të plotë” ka thënë presidenti Thaçi.

Ai po ashtu u ka thënë prokurorëve se tani kur Kosova është në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, duhet angazhim më i madh në forcimin e sundimit të ligjit.

XS
SM
MD
LG