Ndërlidhjet

Lajme

Gjykata spanjolle hedh poshtë kërkesën për fletarrestin ndaj Puigdemont

 Carles Puigdemont
Carles Puigdemont

Gjykata Supreme në Spanjë ka hedhur poshtë një kërkesë të prokurorit të shtetit, me anë të së cilës u kërkohej autoriteteve daneze të arrestojnë ish liderin e Katalonjës, Carles Puigdemont.

Ai ka udhëtuar nga Brukseli në Kopenhagë gjatë ditës së sotme për të marrë pjesë në një debat në Universitetein e Kopenhagës.

Ky është udhëtimi i parë i Puigdemontit jashtë Brukselit, prej kur ai është arratisur për t’iu shmangur thirrjes së gjykatës në Spanjë, për rolin e tij në një ndarje të dështuar, që është udhëhequr nga qeveria e tij në tetor të vitit të kaluar.

Spanja pati nisur një fletarrest europian për arrestimin e
Puigdemontit në muajin nëntor, mirëpo më vonë e ka tërhequr atë.

Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 21 dhjetor, partitë pro-pavarësisë kanë fituar shumicën absolute në zgjedhjet e parakohshme rajonale, duke goditur qeverinë e Madridit.

Kryeparlamentari i parlamentit të Katalonjës, Roger Torrent, më 22 janar, e ka propozuar Puigdemont, si kandidat për të udhëhequr qeverinë rajonale.

Madridi ka thënë se udhëheqja e Katalonjës nga një territor i huaj do të ishte e “paligjshme”.

XS
SM
MD
LG