Ndërlidhjet

Maqedonia, Greqia vazhdojnë bisedimet për emrin këtë javë


Kufiri Maqedon-Greqi.
Kufiri Maqedon-Greqi.

Udhëheqësit e Greqisë dhe Maqedonisë do të takohen këtë javë në Zvicër, për të vazhduar bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Një zëdhënës i Qeverisë greke tha se kryeministri Alexis Tsipras do të takojë homologun e Maqedonisë, Zoran Zaev, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, më 25 janar.

Kontesti me emrin daton qysh në vitin 1991 kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë.

Greqia refuzon ta njohë Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë sugjeron se Shkupi ka pretendime territoriale ndaj një rajoni verior të Greqisë, i cili po ashtu quhet Maqedoni.

Në Kombet e Bashkuara, Maqedonia njihet formalisht si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Autoritetet greke dhe maqedonase kanë thënë se duan ta zgjidhin çështjen këtë vit.

Javën e kaluar, palët janë takuar me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të OKB-së, Mathew Nimetz.

Ky i fundit ka dalë me një propozim, por nuk janë dhënë detaje se çfarë përmban ai.

Kontesti i emrit i ka komplikuar përpjekjet e Maqedonisë për integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG