Ndërlidhjet

Papa u kërkon falje viktimave të abuzimit seksual nga priftërinjtë


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku ka kërkuar falje për komentet e bëra javën e kaluar në Kili, në mbrojtje të një peshkopi të akuzuar për mbulim të abuzimeve seksuale.

Ai ka thënë se fjalët e tij kanë lënduar shumë veta, por ka përsëritur se beson se peshkopi kilian, Juan Barros, është i pafajshëm.

Papa i ka bërë komentet për gazetarët në bordin e aeroplanit, derisa është kthyer në Romë.

Të enjten, ai ka thënë se viktimat që kanë akuzuar peshkopin Barros, kanë shpifur.

Papa është kritikuar hapur nga kardinali Sean O'Malley i Bostonit, i cili ka thënë se viktimat e abuzimeve seksuale nga priftërinjtë janë ndjerë të braktisura.

"U kërkoj falje atyre që i kam lënduar pa e kuptuar; është një plagë që e kam shkaktuar pa qëllim", ka thënë Papa, raporton agjencia Reuters.

Peshkopi Barros nuk është akuzuar për abuzim, por për të qenët i pranishëm kur një prift tjetër, Fernando Karadima, ka ngacmuar djem të rinj.

XS
SM
MD
LG