Ndërlidhjet

Rusi: Nuk lejohet shfaqja e komedisë britanike “Vdekja e Stalinit”


Pamje nga filmi "Vdekja e Stalinit" (The Death of Stalin)
Pamje nga filmi "Vdekja e Stalinit" (The Death of Stalin)

Ministria e kulturës e Rusisë e ka tërhequr licencën për shfaqjen e komedisë britanike, Vdekja e Stalinit (The Death Of Stalin”), ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke e cituar një zyrtare të filmit.

Kjo agjenci e ka cituar zyrtaren e Departamentit të filmit të kësaj ministrie, Olga Lubimova, se ka thënë se vendimi ishte marrë sot, dy ditë para se filmi të fillonte të shfaqej në sallat e kinemave në Rusi.

Ky vendim u bë pas thirrjes së regjisorit rus, Nikita Mikhailov, i njohur si personalitet konservator, për të mos lejuar shfaqjen e këtij filmi në Rusi.

TASS, po ashtu, e ka cituar personin, Yury Polyakov nga Ministria e kulturës e Rusisë, se filmi nuk duhet të shfaqet pasi përmbanë elemente të një “lufte ideologjike” kundër Rusisë.

Kritikët e Kremlinit thonë se Rusia kurrë nuk do të mund të ballafaqohet me të kaluarën, dhe veçanërisht me krimet e kryera nga shteti sovjetik nën diktatorin, Josef Stalin, nëse autoritetet i bllokojnë përpjekjet për t’i trajtuar këto zhvillime me humor.

XS
SM
MD
LG