Ndërlidhjet

Trump i drejtohet sot Forumit Ekomonik Botëror në Davos


Presidenti amerikan, Donald Trump në momentet e para të arritjes në Zvicër, 25 janar 2017.
Presidenti amerikan, Donald Trump në momentet e para të arritjes në Zvicër, 25 janar 2017.

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mbajë sot një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Trump pritet të promovojë fuqinë ekonomike të Shteteve të Bashkuara dhe dëshirën e këtij vendi për të bërë biznes.

“Nëse ju nuk brohorisni për kompanitë e shtetit tuaj, nuk do të funksionojnë”, ka thënë Trump në një takim me liderët evropian të biznesit.

Ai pritet të flasë për reformat e taksave si kanë ndikuar në të mirë të ekonomisë.

“Mendoj se mesazhi kryesor është, që ne dëshirojmë prosperitet dhe dëshirojmë paqe”, ka thënë Trump.

“Shumë persona janë duke u kthyer në Shtetet e Bashkuara. Ata po shohin investime të jashtëzakonshme”.

Trump pritet të takohet me presidentin e Ruandës, Paul Kagame, udhëheqësi aktual i Bashkimit Afrikan.

Lideri afrikan pritet të deklarohet ato që shumë persona i kanë konsideruar komente poshtëruese të presidentit Trump për shtetet afrikane.

XS
SM
MD
LG