Ndërlidhjet

SHBA: Rusia duhet të rikonsiderojë shitjen e aeroplanëve luftarakë në Burma


Aeroplan i llojit Sukhoi SU-30, foto nga arkivi

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Moskës të rikonsiderojë marrëveshjen për funizimin me aeroplanë luftarakë në Burma, shtetin aziatik të goditur nga jostabiliteti i shkaktuar nga konflikti etnik.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë gjatë kësaj jave se do të shesë gjashtë aeroplanë, Sukhoi SU-30 në Burma, të njohur edhe si Mianmar, sipas agjencive shtetërore ruse.

Agjencia e lajmeve RIA Novosti ka thënë, se Burma është e interesuar në blerjen e armëve të tjera tokësore dhe ajrore për forcat e saj.

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Rusi, Gjenerali, Alexander Fomin, është cituar të ketë thënë sipas agjencisë së lajmeve TASS se, “aeroplanët do të jenë forca kryesore ajrore për të mbrojtur integritetin territorial nga ndonjë kërcënim i terrorit”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, ka thënë se “ne kemi parë disa raportime shqetësuese se Rusia synon të shesë aeroplanë SU-30 fighter te forcat e armatosura në Burma”.

“Raportimet, nëse konfirmohen janë një tjetër rikujtim, se Rusia është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të armatosur ushtritë që shkelin të drejtat e njeriut”, ka thënë ajo.

“Derisa Federata Ruse thotë se mbështet dialogun konstruktiv për të zgjidhur krizën në Burma, raportimet për të shitur armë, nëse janë të vërteta, e tregojnë të kundërtën”.

Shtetet e Bashkuara kanë deklarauar se aksioni i qeverisë së Burma-s kundër myslimanevë Rohingya në veri të shtetit Rakhine “përbën spastrim etnik”.

Dhuna ka filluar vitin e kaluar pasi një goditje ushtarake e përcjellur me sulme nga kryengritësit në Rakhine, ka rezultuar me largimin e rreth 700,000 refugjatëve drejt Bangladeshit fqinj.

Qeveria në Burma ka kundërshtuar supozimet se ka pasur cak civilët, duke thënë se aksioni është i drejtuar kundër militantëve.

“Pas një analizimi të vëmendshëm të fakteve aktuale, është e qartë se situata në veri të shtetit Rakhine përbën spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya”, ka thënë në nëntor të vitit të kaluar Sekretari amerikan i Shteit, Rex Tillerson.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje shteteve në botë të pezullojnë shitjen e armëve në Burma si përgjigje ndaj sulmeve në këtë vend.

XS
SM
MD
LG