Ndërlidhjet

Lajme

Trump: Udhëtim “shumë i suksesshëm” në Davos

Donald Trump gjatë fjalimit të tij të djeshëm në Davos të Zvicrës
Donald Trump gjatë fjalimit të tij të djeshëm në Davos të Zvicrës

Presidenti amerikan, Donald Trump, është kthyer mbrëmë në Uashington, duke u thënë reporterëve se pjesëmarrja e tij në Forumin Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës, ishte “udhëtim shumë, shumë i sukesshëm”.

Mëtutje, ai theksoi se “shumë njerëz nga Davosi” po investojnë në Shtetet e Bashkuara.

Në fjalimin e tij në këtë forum, zoti Trump u tha përfaqësuesve të bizneseve globale se slogani i tij, Amerika së Pari, nuk do të thotë se ai dëshiron Shtete të Bashkuara izolacioniste.

“Si president i Shteteve të Bashkuara, unë gjithnjë do ta vë Amerikën së Pari”, tha Trump dhe ka shtuar se “sikur që liderët e vendeve të tjera do të duhej t’i vendosnin vendet e veta së pari”.

“Por, Amerika së Pari nuk do të thotë Amerika e vetmuar...kur Shtetet e Bashkuara rriten, rritet edhe bota”, tha Trump.

Donald Trump është presidenti i parë amerikan, i cili ka marrë pjesë në forumin në Davos derisa është në Shtëpinë e Bardhë, prej vitit 2000, kur pjesëmarrës ishte presidenti i dikurshëm, Bill Clinton.

​
XS
SM
MD
LG