Ndërlidhjet

Maqedoni, Greqi: Konsultime të zyrtarëve me liderët politikë për emër


Zoran Zaev (majtas) dhe Alexis Tsipras gjatë takimit të tyre në Davos të Zvicrës para tri ditësh
Zoran Zaev (majtas) dhe Alexis Tsipras gjatë takimit të tyre në Davos të Zvicrës para tri ditësh

Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, përkatësisht, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, gjatë ditës së sotme mbajnë konsultime me liderët politikë në vendet e tyre, për strategjinë para takimeve të parapara javën e ardhshme, në përpjekje për zgjidhjen e konstestit për emrin e Maqedonisë.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, sot takohet me liderët kryesorë politikë në Athinë, ndërsa ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, po ashtu, sot në Shkup, takohet me liderët politikë në vendin e tij, për diskutim për çështjen e emrit.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për kontestin për emër ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Mattew Nimetz, gjatë javës së ardhshme do të takohet me liderët e të dy vendeve.

XS
SM
MD
LG