Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmi vetëvrasës – dhjetëra të vrarë dhe të plagosur


Pamje e spitalit të emergjencës në Kabul ku janë sjellur viktimat e sulmit të sotëm masiv vetëvrasës
Pamje e spitalit të emergjencës në Kabul ku janë sjellur viktimat e sulmit të sotëm masiv vetëvrasës

Zyrtarët thonë se së paku 40 vetë janë vrarë dhe afro 140 të tjerë janë plagosur, nga sulmi masiv vetëvrasës me makinë-bombë, në pjesën qendrore të kryeqytetit Kabul në Afganistan.

Zëdhënësi i Ministrisë së shëndetësisë, Wahibullah Majrooh, tha se numri i të vrarëve mund të rritet, pasi viktimat ende janë duke u sjellur në spitale në gjithë qytetin.

Zëvendësshefi i policisë në Kabul, Haqnawaz Haqyar, tha se sulmi ka ndodhur sot pas mesditës, sipas kohës lokale, në Sheshin Sadarat, afër ndërtesave qeveritare, ambasadave të jashtme dhe objekteve tregtare.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka pretenduar se këtë sulm e kanë kryer militantët talibanë.

Sipas Ministrisë së brendshme afgane, sumuesi e ka shfrytëzuar një autoambulancë për t’i kaluar kontrollet dhe pastaj e ka aktivizuar eksplozivin në makinë.

XS
SM
MD
LG