Ndërlidhjet

Nga sulmi amerikan janë vrarë gabimisht shtatë irakianë


Pamje e aeroplanit ushtarak amerikan të tipit Raptor F-22

Zyrtarët irakianë thonë se një aeroplan ushtarak amerikan sot gabimisht ka hapur zjarr kundër një tubimi të luftëtarëve fisnorë dhe civilëve në provincën perëndimore, Anbar, duke i vrarë së paku shtatë vetë dhe plagosur 11 të tjerë.

Ndër personat e vrarë gjnden pjesëtarë të sgurisë dhe civilë, thanë zyrtarët.

Dy zyrtarë të lartë të ushtrisë së Irakut thanë se forcat e Shteteve të Bashkuara kishin menduar se personat që i kishin sulmuar ishin militantë, ka raportuar agjencia Associated Press.

Këta zyrtarë ushtarakë kanë folur në kushte të anonimitetit, meqë nuk ishin të autorizuar të flisnin për media.

Ushtria e Irakut ka urdhëruar hetime për këtë incident të rëndë.

Për më tepër se tri vite, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e ka mbështetur qeverinë e Irakut në fushatën masive për t’i dëbuar militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, nga Iraku.

XS
SM
MD
LG