Ndërlidhjet

SHBA: Dënohet marrëveshja e Rusisë me rajonin separatist gjeorgjian


Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar një marrëveshje ndërmjet Rusisë dhe liderëve të rajonit separatist në Gjeorgji, Osetia Jugore, lidhur me një forcë të përbashkët ushtarake.

Në deklaratën e publikuar dje, Departamenti amerikan i shtetit tha se marrëveshja, të cilën Rusia e ka ratifikuar një ditë më herët, nuk është marrëveshje e vlefshme.

“Shtetet e Bashkuara e dënojnë ratifikimin e Federatës Ruse të një marrëveshjeje me de fakto liderët e rajonit separatist në Gjeorgji, Osetia Jugore, lidhur me forcën e përbashkët ushtarake. Ne nuk e njohim legjitimitetin e kësaj të ashtuquajturës marrëveshje, e cila nuk paraqet marrëveshje të vlefshme ndërmkombëtare”, thuhet në deklaratën e Departaamentit amerikan të shtetit.

Osetia Jugore dhe Abhazia janë rajone separatiste në Gjeorgji, që mbështeten nga Rusia, dhe kanë shpallur pavarësi nga Gjeorgjia.

XS
SM
MD
LG