Ndërlidhjet

Tsipras: I gatshëm për pranimin e emrit me referencë gjeografike


Aleksis Tsipras
Aleksis Tsipras

Liderët politikë të Greqisë janë takuar dje për të diskutuar për mënyrat e mundshme për zgjidhjen e kontestit për emër me Maqedoninë.

Ky takim u bë pak ditë para se i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz, do t’i vizitoj të dy vendet për të gjetur ndonjë kompromis.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, dje është takuar me liderët e të gjitha partive opozitare parlamentare, me përjashtim të partisë së krahut ekstrem të djathtë, Golden Dawn, raporton AP nga Athina.

Pas takimit, zoti Tsipras deklaroi se është i përgatitur për të pranuar “emër të përbërë...me referencë gjeografike ose historike” ku do të përfshihej emri Maqedoni. Kjo do të thotë se emri mund të jetë Maqedonia e Epërme ose Maqedonia e Re.

Megjithatë, ai ka pranuar se “ende kemi rrugë të gjatë” para se të arrihet ndonjë marrëveshje.

XS
SM
MD
LG