Ndërlidhjet

Tenis: Zvicerani Federer triumfoi në Australian Open


Roger Federer i lumtur pas triumfit të sotëm në Australian Open në Melburn
Roger Federer i lumtur pas triumfit të sotëm në Australian Open në Melburn

Tenisti zviceran, Roger Federer, e ka fituar edhe titullin e tij të 20-të në turnetë Grand Slam, pasi sot triumfoi në finale të Australian Open në Melburn, duke i shkaktuar disfatë kroatit, Marin Çiliq, pas pesë setave të duelit.

Federerit 36 vjeçar, iu nevojitën më tepër se tri orë për ta arritur edhe triumfin e tij të gjashtë në këtë turne prestigjioz.

Pas kësaj fitoreje, Roger Federer mbetet i dyti në ranglistën e lojtarëve më të mirë në botë, pas tenistit spanjoll, Rafael Nadal.

Në konkurrencën e femrave, dje në finale, Caroline Wozniacki nga Danimarka, e mundi rivalen nga Rumania, Simona Halep.

XS
SM
MD
LG