Ndërlidhjet

Teheran: Nga bora e madhe janë mbyllur shkollat dhe aeroportet


Pamje e sotme nga një rrugë në Teheran
Pamje e sotme nga një rrugë në Teheran

Nga bora e madhe që ka rënë në Teheran të Iranit, autoritetet janë detyruar t’i mbyllin aeroportet dhe shkollat, ndërsa qindra vetura janë bllokuar në autostradat e kryeqytetit për disa orë.

Aeroporti ndërkombëtar, Imam Khomeini dhe ai Mehrabad, janë mbyllur për shkak të dukshmërisë së vogël “deri në njoftimin e ardhshëm”, ka raportuar sot Televizioni shtetëror iranian.

Në disa rajone të Iranit, përfshirë Teheranin, janë mbyllur shkollat, ndërsa qindra ekipe të Gjysmëhënës së Kuqe janë mobilizuar për t’i ndihmuar automobilistët e bllokuar nëpër rrugët me borë.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA e ka cituar jë përfaqësues të Gjysmëhënës së Kuqe që ka thënë se 6,600 njerëz janë vendosur në strehime emergjente.

Ushtria, po ashtu, është shprehur e gatshme për të ndihmuar.

XS
SM
MD
LG