Ndërlidhjet

Peskov: Raporti i Kremlinit synon ndikimin e zgjedhjeve ruse


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë, se Moska beson që një listë e nxehtë amerikane me rusë të pasur që shihen si të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin janë përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e 18 marsit në këtë shtet.

Peskov i ka bërë këto deklarata, derisa më vonë gjatë ditës Departamenti amerikan i Thesarit pritet të publikojë atë që njihet si “Raporti i Kremlinit”.

“Ne besojmë se ky është një tentim direkt dhe i qartë për të caktuar disa hapa që përkojnë me zgjedhjet në mënyrë që të ndikojnë në to”, Peskov u ka thënë gazetarëve.

Raporti është mandatuar nga Kongresi me anë të një ligji me qëllim të rritjes së presionit në Rusi, pasi komuniteti i inteligjencës ka thënë, se Putini ka udhëruar një fushatë të propagandës me qëllim të ndikimit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka bërë thirrje për marrëdhënie më të ngrohta me Rusinë gjatë fushatës së tij, pa dëshirë pati nënshkruar fuqizimin e ligjit në gusht të vitit 2017.

Kjo i ka dhënë më pas hapësirë 180 ditore, Departamentit të Thesarit dhe agjencive të inteligjencës për të identifikuar personat me “lidhje të ngushta me regjimin rusë dhe rrjetin e tyre të pasurisë”.

Liderët e bizneseve ruse dhe emrat e tjerë në listë, një pjesë e së cilës mund të mbetet e klasifikuar, nuk do të goditen menjëherë nga sanksionet, mirëpo mund të përballen me to në të ardhmen.

Publikimi i këtij raporti ka shkaktuar shqetësime në elitën ruse.

Peskov ka thënë se sidoqoftë, “ne jemi të bindur se kjo listë nuk do të ketë ndikim”, në zgjedhjet ruse.

Komentuesit politikë kanë thënë se Putini 65 vjeçar dëshiron të fuqizojë pozitën e tij, në atë që mund të jetë mandati i tij i fundit në Kremlin.

Këshilltari special, Robert Mueller dhe tre panele kongresionale janë duke hetuar ndaras ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale më 2016 në SHBA, dhe ndonjë lidhje potenciale në mes të fushatës së Trumpit dhe rusëve.

Trump dhe Putin hedhin poshtë akuzat për ndërhyrje, pavarësisht deklaratave të zyrtarëve amerikanë se ka të dhëna.

XS
SM
MD
LG