Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Supozohet se Putin "ka qenë në dijeni" për dopingun e sponsoruar nga shteti


Grigory Rodchenkov, foto nga arkivi

Presidenti rus, Vladimir Putin duhet të ketë qenë në dijeni për atë që hetuesit e konsiderojnë program të dopingut të sponsoruar nga shteti, ka cituar një televizion gjerman, informatorin Grigory Rodchenkov, në një dokumentar që pritet të transmetohet sot.

“Natyrisht se ka ardhur nga lart, nga presidenti. Sepse vetëm presidenti mund të emërojë shërbimin e brendshëm sekret FSB për një detyrë të tillë”, ka thënë Rodchenkov, i cili ka qenë ish drejtor i laboratorit kundër dopingut në Rusi.

Rodchenkov po ashtu ka konfirmuar përmbajtjen e dokumenteve sekrete, të cilat sipas ARD, thuhet se praktikat shtetërore të dopingut kanë ekzistuar në Lojërat Opimpike të vitit 2008 në Pekin dhe ato të vitit 2012 në Londër.

Rodchenkov është nën mbrojtje pasi ka ikur drejt Shteteve të Bashkuara më 2016.

Në maj të vitit 2016, ai ka përshkruar gjatë një interviste për The New York Times, një skemë të dopingut në të cilën ai ka thënë se kanë qenë të përfshirë dhjetëra atletë rusë, Lojërat Olimpike në Soçi.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka pezulluar Rusinë në gusht të vitit 2016 për shkak të dopingut të sponsoruar nga shteti në Lojërat Olimpike Dimërore më 2014, të zbuluara në një raport të Richard McLaren në kuadër të Agjencisë Botërore kundër dopingut (WADA).

McLaren ka konfirmuar disa nga supozimet e Rodchenkov në raportin e tij derisa paneli i IOC pati thënë në nëntor se Rodchenkov është “dëshmitar i besueshëm”.

Prokurorët rusë e kanë cilësuar atë, si përgjegjës të madh për skandalin e dopingut.

XS
SM
MD
LG