Ndërlidhjet

Peskov: Navalny nuk paraqet kërcënim për Kremlinin


Dmitry Peskov

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Kremlini nuk e konsideron kërcënim liderin opozitar, Aeksei Navalny.

Këto komente zoti Peskov i ka bërë sot para gazetarëvve në Moskë, një ditë pasi mijëra vetë kanë demonstruar në qytetet në gjithë Rusinë në mbështetje të thirrjes së Navalnyt, për bojkotim të zgjedhjeve presidenciale ruse më 18 mars. Konsiderohet se në këto zgjedhje do të fitoj Putin.

Policia i ka arrestuar së paku 350 vetë, përfshirë Navalnyn, të cilit nuk i lejohet të garoj kundër Putinit në zgjedhje, për shkak të dënimit lidhur me krim financiar. Për këtë dënim, mbështetësit e tij dhe ai vetë, thonë se është i motivuar politikisht dhe i nxitur nga Kremlini, për shkak të aktivitetit të tij opozitar.

I pyetur se Kremlini a e sheh Navalnyn si kërcënim politik, Peskov tha: “jo”.

“Popullariteti i Vladimir Putinit ka arritur nivele larg kufjve të Rusisë”, tha Peskov.

XS
SM
MD
LG