Ndërlidhjet

BE: Vërejtje Britanisë se nuk do të ketë të drejtë në vendime


Ekaterina Zaharieva

Ministrat e Bashkimit Evropian i kanë tërhequr sot vërejtjen Britanisë se nuk mund të pres se do të ketë rol në vendim-marrje në BE, pasi të largohet.

Kjo vërejtje u bë sot, derisa ministrat e punëve evropiane i miratuan urdhërat e rinj për negociatorin për ndarjen e Britanisë nga BE (Brexit), Michel Barnier, duke i paraqitur afatet e tranzicionit, që do të zgjasë nga fundi i marsit të vitit 2019, e deri më 31 dhjetor të vitit 2020, kur përfundon buxheti aktual afatgjatë i BE-së.

Ekaterina Zaharieva, zëvendëskryeministre e Bullgarisë, që e kryeson presidencën e BE-së, tha se ministrat “kanë dhënë mandat të qartë” në kërkesat e tyre për periudhën tranzitore.

Sipas saj, legjislacioni i BE-së do të vlejë në Britani gjatë kësaj periudhe dhe se vendi nuk do të ketë “pjesëmarrje në institucionet e BE-së dhe në vendim-marrje”, raporton agjencia AP nga Brukseli.

XS
SM
MD
LG