Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Uzbekistan: Arrestohet ish-ministri i brendshëm


Sipas dy zyrtarëve të zbatimit të ligjit, është arrestuar ish-ministri i brendshëm i Uzbekistanit, Adham Ahmadboev, por mbetet e paqartë se cilat janë akuzat kundër tij.

Ahmadboev është arrestuar para tri ditësh, sipas një zyrtari aktual brenda ministrisë, i cili tha se ishte në mesin e grupit të oficerëve që e ka arrestuar ish-ministrin.

Ky zyrtar ka folur në kushte të anonimitetit, duke thënë se nuk është i autoritzuar të flasë publikisht për këtë çështje.

Adham Ahmadboev, 52 vjeçar, “është arrestuar dhe vendosur në qendrën e paraburgimit të Ministrisë së brendshme me urdhër të ministrit të brendshëm dhe prokurorit të përgjithshëm”, i ka thënë ky zyrtar Radios Evropa e Lirë.

Një burim në Zyrën e prokurorit të përgjithshëm e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Ahmadboev aktualisht është në arrest.

XS
SM
MD
LG