Ndërlidhjet

Forcat turke dëmtojnë një tempull antik në Siri


Afrin, Siri

Sulmet ajrore të Turqisë kanë dëmtuar rëndë një tempull të lashtë në rajonin Afrin të Sirisë, bëri të ditur Qeveria siriane dhe grupet monitoruese.

Fotografitë online e tregojnë tempullin Ain Dara të rrënuar.

Tempulli neoheitist është ndërtuar në mijëvjeçarin e parë para erës sonë.

Trupat turke dhe rebelët aleatë sirianë kanë nisur një ofensivë nëntë ditë më parë, për të dëbuar milicinë kurde nga Afrini.

Qeveria turke e konsideron atë milici degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila ka luftuar për autonomi brenda Turqisë për tri dekada.

Milicia, e cila ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, e mohon çdo lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup monitorues me seli në Londër, tha se së paku 51 civilë që jetojnë në Afrin, janë vrarë nga sulmet e forcave turke.

XS
SM
MD
LG